E vështirë të kuptoheni ?

Nganjëherë prindërit dhe fëmijët nuk e dinë më si të jetojnë së bashku.

Adoleshentët :

  • mendojnë se prindërit u bëjnë pyetje mbi shkollimin e tyre dhe jo se si ndihen ata
  • besojnë se askush nuk i merr seriozisht
  • mendojnë se prindërit janë bërë vetëm për të qortuar,dhe nuk janë kurrë të kënaqur
  • do të dëshironin që prindërit të tregojnë interes për ta

Prindërit nuk kuptojnë se :

  • adoleshenti nuk flet më, dhe befas ai nuk rresht së foluri
  • një vërejtje e vogël dhe ai/ajo ikën duke përplasur derën e dhomës së tij/saj.
  • vajza apo djali i tyre flet duke bërtitur. Prindërit kanë përshtypjen se nuk respektohen
  • adoleshenti nuk flet më dhe mbyllet në vetvete

Kërkoni diskutimin

Gjëja më e rëndësishme është të ruani komunikimin. Të flisni për ç’ka po ndodh.  Trokisni në derën e dhomës së tyre dhe pyeteni si janë. Përfitoni nga momentet e përbashkëta, për shembull : kur jeni në tavolinë duke ngrënë, në veturë, diskutoni për gjërat e jetës së përditshme, dëgjoni eksperiencat e tyre mbi lojrat në internet. Adoleshentëve u pëlqen kur të tjerët interesohen për pasionet, muzikën, lojrat e tyre.