C’do të thotë të jesh prind i një adoleshenti

Adoleshenca ndryshon gjithë familjen !

Adoleshenca është periudha e kalimit nga mosha e fëmijërisë në moshën e pjekurisë. Mes tyre ndodhet adoleshenti dhe prindi. Jeta në familje ndryshon dhe kjo është normale. Mund të jetë një periudhë e veshtirë, por të gjithë mësojnë prej saj.

Si ndryshon adoleshenti ?

  • Adoleshenti nuk flet shumë. Prindi nuk e di se ç’ndodh në jetën e adoleshentit, i cili inatoset, kundërshton, nevrikoset. Ai nuk dëshiron më të rrijë pas prindërve të tij.
  • Adoleshenti ka dëshirë të provojë gjëra të reja. Ai dëshiron të ndryshojë botën. Ai di shumë gjëra.
  • Adoleshenti dëshiron të flasë me shokët e tij të rinj, por jo me prindërit e tij.
  • Adoleshenti merr përsipër rreziqe, atij i pëlqejnë aktivitetet me shpejtësi të madhe, ndonjëherë pi shumë.
  • Trupi i tij transformohet.

Adoleshenca është një përvojë edhe për ju, prindër. Ju mundoheni të diskutoni me adoleshentin tuaj. Kjo është diçka e re për ju. Diskutimet janë interesante, ndonjëherë dhe të veshtira. E ndieni veten të ngatërruar, adoleshenti ju kundërshton dhe ju nuk dini  si të veproni.

Nuk është e lehtë dhe kjo është normale ! Megjithatë, është krenari të shihni fëmijën tuaj adoleshent të bëhet i pavarur…Të gjithë rriten, ai, ajo, ashtu sikurse dhe ju !

Si ndryshon prindi ?

Prindi duhet të përshtatet dhe të mos heqë dorë kurrë. Duhet të qëndroni në kontakt më fëmijën tuaj. Eshtë e vështirë. Duhet të vendosni rregulla, por të jeni elastikë.

Mbi të gjitha, ju duhet të garantoni sigurinë e fëmijës tuaj adoleshent

  • Siguria, është t’i thoni jo një projekti tepër të rrezikshëm për moshën e tij të re dhe t’i thoni po një eksperience të re që i përshtatet adoleshencës.
  • Të jeni elastikë, do të thotë të mbyllni sytë për gjërat që ju nevrikosin, por që nuk janë të rëndësishme.

Prindi duhet të qëndrojë i qetë dhe i vendosur kur adoleshenti nuk është i kënaqur, apo kur ai reagon fuqishëm. Fëmija juaj nuk do ju thotë faleminderit. Ju i bëni mirë fëmijës tuaj adoleshent kur i thoni jo, sepse ai ndihet i sigurt, edhe nëse kjo gjë nuk duket. Ju i ofroni sigurinë dhe ai /ajo mund të bëhet i pavarur, pa rrezik, duke ndërtuar autonominë dhe identitetin e tij.

Jo, ju nuk mund të rregulloni gjithçka, por puna juaj si prind është të shoqëroni fëmijën tuaj adoleshent. Adoleshentët kanë nevojë për ju, për dashurinë tuaj. Vajza apo djali juaj ka nevojë të shohë që ju interesoheni për të. Ç’ka bën ai ju intereson.

Eshtë e pamundur të jeni të përkryer. Ju keni të drejtë të gaboni e të filloni përsëri. Fqinjët tuaj janë një familje ideale ? Nuk kanë probleme me adoleshentët e tyre ? Sigurisht që po !

Keni të drejtën të jeni të dërrmuar e të shpërtheni. Mos qëndroni vetëm, diskutoni, kërkoni ndihmë rreth jush apo pranë profesionistëve.