Ç’do të thotë përdorim problematik të rrjeteve shoqërore ?

Eshtë problematik kur :

  • Fëmija juaj kalon shumë kohë në rrjetet shoqërore
  • Adoleshenti gjithmonë duhet të shohë se ç’ndodh në rrjetet shoqërore
  • Ai/ajo është i nevrikosur dhe i mërzitur nëse nuk është në linjë
  • Ekranet sjellin shumë konflikte në familje
  • Adoleshenti ndihet keq kur shkëputet nga rrjetet shoqërore
  • Ekrani është një mjet për t’u larguar, për t’u strehuar, izoluar dhe për të shmangur realitetin
  • Adoleshenti vuan.

Si të veproni ?

Mos e nënvlerësoni atë ç’ka bëjnë adoleshentët. Bota e rrjeteve shoqërore të fëmijës tuaj është shumë e rëndësishme për të, ashtu si për të gjithë adoleshentët.

Mundohuni të kuptoni çfarë bën adoleshenti kur është në linjë

  • Çfarë rrjetesh shoqërore përdor ai ?
  • Çfarë i sjell atij kjo gjë ?
  • A e merr ai parasysh çfarë bëjnë të tjerët ? A publikon gjëra ai ? Çfarë publikon ? Shpesh ?
  • Kur të tjerët publikojnë, si ndihet ai ? A ndikohet ai ? A është gjithmonë dakort ?
  • Si prezantohet adoleshenti ? Çfarë thotë ai për veten e tij ? Çfarë shkëmben ai me të tjerët ?
  • Shokët qe ai ka në linjë, a janë shokët e tij në jetën e vërtetë ?
  • Çfarë duhet bërë për të pasur sa më shumë « like» (pëlqime)? A janë të rëndësishme këto « like » ?
  • Në rrjetet shoqërore, pothuajse të gjithë janë të bukur dhe interesantë. Si e kupton këtë gjë adoleshenti ? Si ndihet ai në lidhje me këtë ?

Përse janë të rëndësishme rrjetet shoqërore ?

Mundohuni të kuptoni përse rrjetet shoqërore janë të rëndësishme për fëmijën tuaj.

Të tjerët i japin një imazh të mirë për veten e tij. Adoleshenti merr shumë pëlqime. Të tjerët e përgëzojnë. Po ju si prindër, a e përgëzoni atë ?

A do të dëshironte fëmija juaj adoleshent një jetë si në rrjetet shoqërore ? Ç’thotë ai për veten e tij ? Gjëra të vërteta apo pjesërisht të vërteta ? Apo si do dëshironte të ishte në jetën e vërtetë ? A është e kënaqur me jetën e saj vajza juaj ? A do dëshironte një tjetër jetë  djali juaj ? A është xheloz për të tjerët ?

Rrjetet shoqërore e ndihmojnë adoleshentin të harrojë problemet e tij. Në përgjithësi, si ndihet fëmija juaj ? A është i integruar mirë ? A ka shokë në jetën e vërtetë ? Po në shkollë, si ia kalon ? Po në shtëpi ? Çfarë bën ai kur ka grindje në familje ?

Mbështeteni adoleshentin në gjetjen e burimeve për të kapërcyer vështirësitë. Nëse vështirësitë vazhdojnë, kërkoni mbështetje pranë profesionistëve të specializuar, për ju apo për fëmijën tuaj  adoleshent.