Për temat «Alkooli», «Duhani», «Kanabisi», «Ekrani», «Duke kuptuar adoleshentin», «Komunikoni», «Rregullat dhe limitet» dhe «Unë ndihem i mbingarkuar» ka video të shkurtra sqarimi në gjermanisht », frëngjisht » dhe italisht ».
Monado.ch një faqe interneti për prindër
Si mund ta shoqëroj unë fëmijën tim? Për çfarë kufij ka nevojë ai?
Çfarë bëhet, kur gjërat vështirësohen? Kush mund të më ndihmojë?
Alkooli
Fëmija im ka filluar të pijë alkool. Kjo më bën të mendohem. Kur është alkooli një problem? Çfarë mund të bëj unë? Për çfarë duhet të kem unë kujdes?
Duhani
Unë nuk jam i sigurt, nëse fëmija im pi duhan… Si mund të flas unë me fëmijën tim për pirjen e duhanit? Si mund të bëhet kjo, nëse vetë unë pi duhan? Çfarë mund të bëj unë, nëse fëmija im pi duhan?
Kanabisi
Fëmija im merr kanabis. Çfarë do të thotë kjo? Si mund të flas unë për këtë me fëmijën tim? Çfarë mund të bëj unë?
Ekranet
Fëmija im është shpesh para një ekrani. Kjo më shqetëson mua. Çfarë mund të bëj unë? Si mund të ndikoj unë?
Lojëra kompjuteri
Fëmijës sim i duken super lojërat e tij të kompjuterit. Të luash është e këndshme. Mund të çlodhesh, të përjetosh suksese dhe tension. Po sikur të bëhet shumë më tepër? Kur bëhet të luajturit një problem? Si mund të reagoj unë?
Rrjetet sociale
Fëmija im përdor rrjetet sociale. Këtë e bëjnë të gjithë të rinjtë. Ata «tweeten», «pëlqejnë» dhe «ndjekin»… Për prindërit është shpesh e vështirë ta kuptojnë këtë. Është e rëndësishme të informohesh. Kështu mund ta shoqërosh fëmijën tënd.
Të jesh prind
Mosha rinore është një kohë e ndryshimeve të mëdha. Çfarë përjeton fëmija im? Si mund të flasim ne mirë me njërit-tjetrin? Unë dua të vendos rregulla të përshtatshme. Dhe nëse nganjëherë është e vështirë, unë dëshiroj të reagoj mirë.
Jeta e natës +18
Fëmija im i sapohyrë në moshën e të rriturit del për t’u argëtuar. Çfarë do të përjetojë ai? Ai do të takojë shokë, do të shkojë në klube, do të njohë njerëz të rinj. Mund të ndodhë që atje të jetë e pranishme droga. Çfarë bëhet që të mos ndodhin probleme? Kujt mund t’i drejtohem unë, nëse ka vështirësi?
Adresa të dobishme
Cilat shenja lënë të kuptohen probleme? Nëse fëmija im ka një përdorim të rrezikshëm të alkoolit ose të drogave të tjera: Kush e ndihmon atë? Kush më ndihmon mua?